Kosova është mysafire e Sllovakisë nesër në Bratislavë në përballjen gjysmëfinale të play-offit për Kupën e Botës.
Kjo ndeshje është përcjell me vëmendje të mëdha në të dyja këto shtete ku shumë figura të njohura kanë dhënë mendimet e tyre para këtij takimi, shkruan Arbresh.info.
Një prej tyre është edhe eksperti sllovak i futbollit, Ladislav Borbely.
Borbely ka folur rreth vlerave të dyja kombëtareve duke theksuar rritjen e madhe të “Dardanëve” kohëve të fundit.
“Dy ekipet janë të balancuara në kuptimin e vlerës, dy apo tre milionë nuk e bëjnë dallimin. Jemi më mirë në ranglistën e FIFA-s, por kjo nuk tregon shumë. Kosova është në rritje të madhe. Pozita e saj është larg prej përfaqësimit të forcës momentale. Është shumë më e madhe, e ngjashme me tonën”, tha ai.
Më tej sllovaku ka thurur lavde për Kosovën ku veçoi meritat e selektorit Franco Foda.

“Është ekip i talentuar nga Ballkani, me elemente të mentalitetit gjerman. Falë përzgjedhësit Franco Foda ia doli të bëjë përmirësime në elementet natyrale, që ia mundësojnë të konkurrojë në nivelin evropian”, potencoi Ladislav Borbely.
Kujtojmë se fituesi i kësaj përballje takohet me kombëtaren që triumfon sfidën mes Turqisë dhe Rumanisë për një vend në Kampionatin Botëror i cili mbahet këtë verë në Amerikë, Meksikë dhe Kanada.
Kjo sfidë nis me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info
Haxhiu bëri homazhe në memorialin e martirëve në fshatin Tër...
KEDS reagon pas akuzave se njëhsorët e rrymës bëjnë matje të...
Zhbllokohet për kamionë rruga Pejë–Rozhajë
Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit, nisen drejt Bratislavë...
“Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest?”, Selin nuk ...
Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për ba...