Ambasadori i Kosovës në Zvicër, Ramadan Avdiu, i shoqëruar nga zyrtari Avni Hasani, ka vizituar sot ekipin Olimpik të Kosovës, në veçanti skitaren Era Shala, e cila të shtunën theu këmbën e majtë gjatë përgatitjeve për Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”.
Ambasadori u prit në Fshatin Olimpik të Lozanës nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe skitarët Era Shala e Drin Kokaj.
Presidenti Hasani, duke e falënderuar ambasadorin Avdiu për vizitën theksoi se ardhja e tij është nderë dhe privilegj për Erën, lëndimi i së cilës ka mundur të jetë edhe më i rëndë.

Ambasadori Avdiu falënderoi presidentin Hasani për pritjen, derisa theksoi se ka ndjekur në vazhdimësi paraqitjet e ekipit Olimpik, ndërsa shtoi se vizita e tij ishte planifikuar për ndonjë sukses të ekipit tonë dhe jo për lëndim.
Krahas Erës, Kosovën e përfaqësoi edhe skitari tjetër, Drin Kokaj, i cili garoi në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit të madh./arbresh.info.
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore