Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka folur pas humbjes minimale të skuadrës së tij ndaj Borussia Dortmundit me rezultat 1-0 në gjysmëfinalen e Champions League.
Enrique tha se futbolli përbehet prej gabimeve, mirëpo duhet mësuar nga to që të fitojnë në ndeshjen kthyese në Paris, shkruan Arbresh.info.
“Mendoj se ishte një lojë shumë intensive, me dy skuadra që përpiqeshin gjithë kohës të shënonin. Nuk u befasova nga Borussia sepse ne e njohim mirë njëri-tjetrin. Do përpiqemi të mësojmë nga kjo ndeshje dhe do përpiqemi ta përmbysim në Paris që të mund të shkojmë në finale. Futbolli përbëhet nga gabimet, por tani le të mendojmë për ndeshjen tjetër”-deklaroi trajneri i PSG-së./Arbresh.info
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...