SC Gjilani ka arritur marrëveshjen me FC Thun nga Zvicra për huazimin e futbollistit Enis Asani me mundësi blerje në fundin e edicionit 2024/25.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi gjilanas përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
20 vjeçari, i cili luan në pozitën e mesfushorit të qendrës.
Asani është rritur dhe zhvilluar te skuadra zviceriane FC Thun, duke debutuar edhe si futbollist profesionist në skuadrën e parë.
Futbollisti i është bashkuar ekipit dhe është i gatshëm të ndihmoj për pjesën e dytë të kampionatit në objektivat të cilat i ka vënë klubi.
Aktualisht, Gjilani është I 6-ti në tabelë me 24 pikë./Arbresh.info
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...