Manchester United dhe Interi raportohet se janë duke pasur probleme për të rënë dakord rreth një marrëveshje të mundshme për huazimin e sulmuesit Alexis Sanchez.
Reprezentuesi kilian tashmë ka kërkuar transferimin në San Siro teksa United thuhet të jetë i hapur për të ndarë rrugët me sulmuesin para fundit të afatit kalimtar veror, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, bazuar në BBC Sport, dy gjigantët evropian ende nuk kanë arritur marrëveshje në lidhje me shumën se sa do të paguajnë pagën e tij klubet deri në verën e ardhshme.
Raporti pretendon gjithashtu se Interi dëshiron të paguaj më pak se gjysmën e të ardhurave të 30-vjeçarit, diçka që duket e papranueshme nga United.
Duke marrë parasysh mundësinë që Ole Gunnar Solskjaeri dëshiron të ri-integroj Sanchezin te skuadra e parë, Untied raportohet se do të marrë vendim rreth të ardhmes së tij sot (e enjte)./arbresh.info/
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...