Ish trajneri i Fiorentinas, Atalantas dhe Torinos, Emiliano Mondonico ka vdekur pas humbjes së betejës me kancerin.
Vdekja e Mondonicos është konfirmuar mëngjesin e sotëm (e enjte), vetëm 20 ditë pasi mbushi 71 vite, transmeton portali arbresh.info. Ai ka qenë duke luftuar kancerin që shtatë vite dhe ishte detyruar të pensionohet në vitin 2012 nga detyra e tij si trajner.
Banori i pjesës veriore të Italisë ka luajtur te Torino, Monza, Atalanta dhe klubi i tij lokal Cremonese si një anësor gjatë viteve 1966 – 1979.
Më pas nisi detyrën si trajner duke dërguar Cremonesen në Serie A në vitin 1984 para se të dërgonte Atalantën në gjysmëfinale të Kupës së UEFA-së pesë vite më vonë.
Në 11 vitet e fundit të karrierës, ai ka arritur të kthej Fiorentinan në Serie A 1 pas demolimit të tyre në vitin 2002, para stinoreve te AlbinoLeffe, Novara dhe për herë të tretë te Cremonese./arbresh.info/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale