Ekipi numër një në botë FaZe, mposhti në finale të PGL Antwerp Major 2022, ekipin e dytë më të mirë në botë Na’Vi.
Ka përfunduar turneu fantastik, i cili u mbajt në Antwerp të Belgjikes, në sallën e sporteve Antwerp Sportpaleis, i cili ishte i stërmbushur gjatë ndeshjes së finales.
FaZe mposhti Na’Vi-n për të dëshmuar edhe njëherë se është ekipi më i mirë në botë.
Ndeshja u zhvillua në formatin ‘Bo3’, ku të dyja mapat arriti që t’i fitojë ekipi i FaZe, edhe pse me rezultat të ngushtë.
Në mapin e parë FaZe u rikthye nga rezultati 15:13, për ta dërguar në vazhdime, dhe për ta fituar mapin me rezultat 19:16.
Mapi i dytë ‘Nuke’ i zgjedhur nga ekipi i Na’Vi, gjithashtu përfundoj në të mirë të ekipit FaZe, ku shkëlqeu veterani ‘rain’, rezultati në këtë map përfundoj 16:10, dhe me rezultat të përgjithshëm 2:0 me mapa.
FaZe si kampion i turneut, morri me vete çmimin prej 500.000 dollarë, ndërsa Na’Vi në vendin e dytë fitoj 150.000 dollarë.
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...