Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova, po vazhdon me paraqitje të shkëlqyera në kampionatin francez këtë sezon me fanellën e ekipit të Lille.
24-vjeçari këtë sezon është paraqitur në 15 ndeshje në Ligue 1 me ekipin francez, teksa në 12 paraqitje ka filluar nga minuta e pare, shkruan Arbresh.info.
Zhegrova ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asistime deri në këtë fazë të sezonit.
Kjo formë e jashtëzakonshme e Zhegrovës ka bërë që vlera e tij në treg sipas Transfermarkt, të rritet për dy milionë euro.
Kartoni i tij në treg tani vlerësohet hiq më pak se dhjetë milionë euro./Arbresh.info/
KQZ ndalon votimin me dokumente të Serbisë në Graçanicë
Vizitori kanos oficerin korrektues në Dubravë, intervenon Po...
Mediat ndërkombëtare për zgjedhjet në Kosovë: Vendi i varfër...
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen hesh...
SHBA vijon sulmet ndaj Iranit, godet dy dronë në Ngushticën ...
Molliqaj: Sa më i madh numri i votuesve, aq më e madhe demok...