Në mesin e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme është edhe Edon Zhegrova.
Yjet e kombëtares së Kosovës janë duke u përgatitur për ndeshjen e këtij vikendi ndaj Republikës Çeke dhe atë më pas tri ditë më vonë ndaj Anglisë, shkruan portali arbresh.info.
Derisa kanë kryer seancën e sotme (e mërkurë) stërvitore, ylli në sulm i FC Basel ka publikuar një foto me dy bashkëlojtarët e skuadra kombëtare duke u shfaqur në rolin e babait.
Në foton e postuar në InstaStory së bashku me portierin Aro Murici dhe mesfushori Florent Muslija, Zhegrova i vlerëson ata si djemtë e tij.
“Me djalin tim të madh Aro Muric dhe djalin tim të vogël Florent Muslija”, ka shkruar në formë ironike talenti jonë në llogarinë e tij zyrtare në Instagram duke treguar gjithashtu se ata jan duke shijuar kohën së bashku.
Kosova luan dy ndeshjet këtë muaj në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020./arbresh.info/

Deklaratat e Trump për të vendosur forca amerikane, ushtarët...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sërfist kafshohet nga peshkaqeni në Australi, sulmi i katërt...
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...