Juventus kanë identifikuar mbrojtësin e Portos, Eder Militao si një alternativë të parë nëse dështon transferimi i Matthijs de Ligt.
Sipas RaiSport, Bianoncerët janë impresionuar me paraqitjet Matthijs de Ligt në ndeshjen kundër Real Madridit.
Por, interesimi i shumë skuadrave për 21 vjeçarin, mund të bëjë që Juventusi ta mendojë Militaon si një alternativë të parë.
Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka qenë në Olimpico për të ndjekur nga afër paraqitjen e Militao në ndeshjen mes Romës dhe Portos.
Militao i blerë nga Porto një vit më parë, mund t’i kushtojë Juventusit deri në 50 milionë euro.
Ai po ashtu ka edhe një paraqitje me Kombëtaren e Brazilit, ndërsa është shenjestër e shumë skuadrave të Evropës.
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033
Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës pasi u rrokul...
Nxënësi 15-vjeçar ndërron jetë në sallën e edukatës fizike n...