Paris Saint-Germain ka nënshkruar me portierin francez Lucas Chevalier, duke kompletuar transferimin e tij nga Lille.
Marrëveshja është mbyllur për një shumë që kalon 40 milionë euro, dhe mund të arrijë deri në 55 milionë euro me bonuse, raporton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.
Portieri 23-vjeçar ka firmosur kontratë pesëvjeçare me PSG-në. Chevalier ishte një dëshirë e përbashkët e presidentit Nasser Al Khelaifi, drejtorit Luis Campos dhe trajnerit Luis Enrique.
Ky transferim vjen në një kohë kur nuk është arritur ende marrëveshje për një kontratë të re me Gianluigi Donnarumma.
Chevalier është pjesë e rëndësishme e Lille tash e tri sezone, ku së bashku me Edon Zhegrova e Jonathan Davidin kanë qenë shtyllat kryesore të ekipit.
Sikurse David, edhe gardiani francez po largohet nga klubi teksa edhe Zhegrova është në bisedime me Marseillen./Arbresh.info
View this post on Instagram
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...