Agjenti i Philippe Coutinho, Kia Joorabchian ka zbuluar se klienti i tij dëshiron që në verë të rikthehet në Premierë Ligë.
Coutinho kaloi sezonin huazim te Bayern Munich, por më shumë mundësi do rikthehet te Barcelona sepse nuk arriti të gjejë formën e duhur te kampioni i Bundesligës, transmeton portali arbresh.info.
Braziliani është i lidhur me rikthimin në Premierë Ligë, aty ku kaloi vitet me të mira të karrierës me Liverpool.

Këtë e ka konfirmuar edhe agjenti, i cili tha se nuk dihet nëse do rikthehet në verë ose jo.
“Ai ka dëshirën për tu rikthyer përsëri në Premierë Ligë”.
“Ndoshta mund të ndodh këtë vit, ndoshta jo, ne nuk e dimë. Nuk kemi diskutuar asgjë për momentin”, theksoi Joorabchian.
Skuadrat e mëdha angleze, si Tottenham, Arsenal, Manchester United, Cheslea dhe Newcastle United janë të interesuara për brazilianin./arbresh.info.
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...