Kosova luan dy ndeshje miqësore në muajin qershor ndaj Armenisë fillimisht, e pastaj me Komoret.
Foda kishte publikuar listën e lojtarëve të ftuar për këto dy ndeshje, shkruan Arbresh.info.
Teksa gjatë ditës së sotme, ka publikuar edhe listën e zgjeruar të lojtarëve, ku bënte pjesë edhe talenti i Prishtinës Ron Raçi.
Disa minuta më parë përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Federata e Futbollit të Kosovës, ka bërë me dije se Ron Raçi është ftuar nga Foda, për këto dy ndeshje.
FFK nuk ka dhënë më shumë detaje për këtë ndryshim.
Kujtojmë se Raçi bëri një sezon fantastik tek Prishtina, ku e fitoi edhe Kupën e Kosovës./Arbresh.info
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...
Organizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” kë...
Konflikti në Lindjen e Mesme-Turqia aktor kyç për negociatat...
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...