E ardhmja e Leroy Sane mbetet e paqartë, ndërsa Bayern Munich dhe përfaqësuesit e tij vazhdojnë bisedimet për një rinovim të mundshëm të kontratës.
Sipas ‘Sky Sport Deutschland’, anësori gjerman është i hapur për një ulje rroge për të qëndruar në klub, por ende nuk ka marrë një ofertë zyrtare me shkrim.
Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, po punon për të gjetur një zgjidhje, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret brenda tre javëve të ardhshme.
Në këtë situatë të paqartë, Arsenali ka shfaqur interesim serioz për Sane dhe tashmë ka kontaktuar përfaqësuesit e tij për të kuptuar nëse ai do të ishte i gatshëm të transferohej në Londër si lojtar i lirë.
Me kontratën aktuale që po shkon drejt skadimit, mbetet për t’u parë nëse Sane do të vazhdojë me Bayernin apo do të zgjedhë një sfidë të re në Premier League./rtk
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...