Futbollistët e kombëtares së Kosovës po vazhdojnë shkëlqimin me performancat e tyre individuale në klubin përkatëse.
Si shumë herë të tjera edhe në sfidën e fundit, Lumbardh Dellova ishte njëri nga më të mirët në fushë për klubin e tij CSKA Sofia, shkruan Arbresh.info.
Sipas faqes së specializuar SofaScore, Dellova u vlerësua me notën 7.7 për këtë sfidë. Ky vlerësim bëri që ai të jetë në formacionin e javës në Bullgari.
Përvec tij edhe Zymer Bytyqi ka bërë një lojë të mirë dhe fitoi një vend në formacionin e javës, ku u notua me notën 7.9.
Dellova është kthyer në një titullar të padiskutueshëm edhe tek Kosova që nga ardhja e Franco Fodas kurse Zymer Bytyqi është paraqitur të fundën herë me Lituaninë./Arbresh.info

Inter Miami jep detaje nga lëndimi i Lionel Messit
Hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik, intervistohet nj...
Maresca pasues i Guardiolës, zbulohen detajet e kontratës
Iraola favorit për ta zëvendësuar Allegrin, zbulohen detaje ...
Netanyahu: Izraeli do të intensifikojë sulmet ndaj Hezbollah...
Policia në Drenas arreston të dyshuarin për vrasje në tentat...