Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, është nga ata persona që qëndrojnë gjithmonë me këmbë në tokë dhe euforinë mundohet ta luftojë me të gjitha mënyrat, sidomos me deklaratat e tij, që shpesh janë edhe përsëritëse, por qëllimi mbetet i njëjtë: të përcjellë mesazhin që futbollistët duhet të vlerësojnë çdo kundërshtar.
“Gjithmonë kam qenë pranë ekipit. Kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme, prandaj duhet të jemi të gjithë shumë të angazhuar dhe për të dhënë një mesazh për rëndësinë e madhe që ka kjo ndeshje. Lojtarëve u kam thënë se duhet të mendojmë vetëm për Lihtenshtejnin dhe më pas të mendojmë për gjëra të tjera. Nuk ka kundërshtarë të dobët sot në futboll. Çdo ndeshje për ne është e rëndësishme dhe mund të arrijmë rezultat pozitiv vetëm nëse japim më shumë se 100 % dhe më pas të mendojmë për Maqedoninë”.
Kreu i federatës flet edhe në lidhje me punën që po bën Panuçi me kombëtaren dhe normalisht mosha e tij bën që edhe energjitë t’i ketë më të mëdha se De Biazi, që me Shqipërinë e ka shkruar historinë me germa të arta.
“Kam parë një lloj motivimi dhe një energji më shumë nga Panuçi. Me ulërima nuk janë keq të dy, por te fitorja të çon menaxhimi me mençuri. Të gjithë lojtarët e rinj kam dëshirë t’i shikoj në fushë lojtarët e rinj. Është mirë që u është dhënë kjo mundësi”, thotë Duka në Supersport, ndërkohë që në fund nuk mund të mos flasë edhe për Cikalleshin, që gabimin e bërë para këtyre dy ndeshjeve mund ta shlyejë duke i shënuar Spanjës.
“Cikalleshi është një nga lojtarët që ka dhënë shumë për këtë skuadër dhe shumë i disiplinuar. Kam komunikuar me te dy dhe i kam thënë se këtë radhë ka gabuar dhe duhet të respektojë vendimin e trajnerit por i kam thënë se me një gol kundër Spanjës mund t’i shlyejë të gjitha”.
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...