Barcelona mund të marrë lajme të mira së shpejti për Dani Olmo dhe Pau Víctor, sipas Cadena SER.
Këshilli i Lartë i Sporteve (CSD) thuhet se ka vendosur të jep një masë paraprake për klubin e Barçës, duke i lejuar ata të regjistrojë përkohësisht Dani Olmon dhe Pau Víctorin në La Liga.
Pasi CSD ta zyrtarizojë këtë vendim, të dy lojtarët do të jenë të disponueshëm për Hansi Flick.

Megjithatë, ky vendim nuk do t’i lejonte Olmon dhe Victorin të merrnin pjesë në ndeshjen e kësaj të mërkure kundër Athletic Bilbao në Superkupën e Spanjës, që po mbahet në Jeddah, sepse vështirë se do të arrihet me kohë.
Pavarësisht kësaj, siç raporton gazetari Manu Carreño, redaktori i ‘El Larguero’, nuk përjashtohet mundësia që ata të mund të luajnë në finale të turneut nëse Barça arrin të kualifikohet.
Është e rëndësishme të theksohet se kjo masë paraprake nuk nënkupton autorizim përfundimtar për lojtarët që të luajnë pjesën e mbetur të sezonit.
Tani për tani, CSD ka konsideruar se pretendimet e paraqitura nga FC Barcelona kanë një bazë solide ligjore. Klubi prezantoi këtë të martë një dokument prej 52 faqesh që CSD do ta vlerësojë në detaje. Shërbimet ligjore të CSD-së kanë deri në tre muaj kohë për të nxjerrë një vendim përfundimtar.

Ndërkohë, Dani Olmo dhe Pau Víctor do të mund të luajnë sërish normalisht pasi të riaktivizohen licencat e tyre. /Telegrafi/
Punëtori lëndohet pasi bie nga një lartësi në Han të Elezit
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet për një person...
Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Podujevë...
Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...
27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe