Në xhiron e 19-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll janë zhvilluar disa ndeshje interesante, kurse sfida më interesante ishte mes Bashkimit dhe Trepçës, ku fitore shënuan mitrovicasit me shifrat 57:63.
Basketbollisti më i dalluar në parket ishte Drilon Hajrizi me 21 pikë, dhjetë kërcime, katër asistime dhe një top të vjedhur.
Gjuajtjet e tij të sakta për tri pikë ishin vendimtare në fitoren shumë të rëndësishme për ‘Xehetarët’.
Kjo nuk është hera e parë që Hajrizi, zgjidhet MVP i javës, duke qenë ndër më të merituarit, që skuadra mitrovicase po lufton për vendin e parë në elitë.
Hajrizi është edhe pjesë e rëndësishme e Kosovës A në basketboll./Arbresh.info
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%