Borussia Dortmund ka fituar derbin e javës së 11-të në Bundesliga ndaj Bayern Munichut me rezultat 3-2.
Skuadra nga Signal Iduna Park ka arritur të fitojë derbin e madh gjerman ndaj Bayernit dhe të mbetet ende e pamposhtur në Bundesliga pas 11 javëve.
Golat në këtë ndeshje për vendasit i shënuan Marco Reus (49′, 57′) dhe Paco Alcacer (74′), ndërsa për mysafirët u shënuan nga Robert Lewandowski (26′, 52′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli gjerman, Reus, i cili pas dy golave të shënuara dhe lojës së mirë u vlerësua me notë 9.2.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e Bayernit, Manuel Neuer që u vlerësua me 5.2.


Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...