Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka shënuar një fitore të rëndësishme dhe plotësisht të merituar në kuadër të “Strandja Tournament”, që po zhvillohet në Sofia të Bulgarisë.
Në kategorinë deri në 60 kilogramë, ajo triumfoi me vendim unanim 5:0 ndaj boksieres nga Çekia, Barbora Maxova.
Përballja e zhvilluar në Sofje nxori në pah epërsinë e Sadikut përgjatë të tre raundeve. Gjyqtarët ndërkombëtarë e vlerësuan performancën e saj me rezultatet 30:26, 30:26, 29:27, 30:26 dhe 30:27, duke konfirmuar dominimin e plotë të saj në ring.
Me teknikë të saktë, lëvizje dinamike dhe goditje precize, Sadiku menaxhoi me zgjuarsi çdo moment të ndeshjes, pa i lënë hapësirë kundërshtares.
Fitorja bindëse 5:0 në këtë turne prestigjioz dëshmon formën e saj të lartë dhe përgatitjen serioze për sfidat e radhës.
Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...
Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas ...
Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit në derbin e mbi...