Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë (FSHF), Armand Duka ka dhënë një intervistë për UEFA-n, duke folur mbi rritjen e jashtëzakonshme të futbollit shqiptar nën udhëheqjen e tij – nga rindërtimi i infrastrukturës sportive të vendit deri te “utopia” e kualifikimit për dy faza finale të EURO-së.
Megjithatë, vëmendja jonë është tek tema e bashkëpunimit të Shqipërisë me Serbinë për organizimin e Kampionatit Evropian 2027 për U-21.
Duka ka treguar se si ka ardhur deri te aplikimi dhe cila ishte ideja e tij për bashkëpunim me shtetin armik të shqiptarëve, Serbinë.
“Fillimi i aplikimit ka qenë individual, por me një lloj pragmatizmi rrugës vendosëm të bashkonim kandidaturat me Federatën e Serbisë për të pasur më shumë shanse që ta fitonim organizimin e këtij turneu”, ka thënë fillimisht Duka.
“Shqipëria nuk ka organizuar kurrë më parë një turne sporti të një niveli kaq të lartë. Ne do të presim finalet e Kampionatit Evropian U-17 në maj këtë vit, që gjithashtu është një kompeticion i rëndësishëm, por pritja e finaleve të Kampionatit Evropian U-21 është një nivel shumë më i lartë”.
“Benefitet e Shqipërisë janë të shumta, që nga pjesëmarrja e Kombëtares tonë U-21 për herë të parë në finalet e një Evropiani e për të vijuar me përmirësimet në infrastrukturë që do të sjellë ky turne. Do të ketë përfitime ekonomike veçanërisht në drejtim të turizmit”.
“Në fund, por jo për nga rëndësia, mendoj se mesazhet që ne i japim botës me këtë organizim janë shumë të mëdha. Kampionati Evropian U-21 2027 do të jetë më shumë sesa një turne futbolli”.
“Do të shërbejë si nxitje për të thyer barriera, për të forcuar mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të krijuar një të ardhme më pozitive për popujt e Ballkanit dhe do të tregojë se çfarë mund të arrihet kur njerëzit bashkohen rreth një objektivi të përbashkët, të frymëzuar nga fuqia e futbollit”, përfundoi i pari i FSHF-së. /Telegrafi/
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...