Granit Xhaka ka thënë se do të luante “me gjithë qejf” kundër Kosovës.
Reprezentuesi i Zvicrës ka qenë kapiten në “Lojën e Yjeve” me qëllim bamirës të zhvilluar mbrëmjen e sotme (e shtunë) kundër Milot Rashicës si “rival” që ishte kapiten i skuadrës së tij, shkruan portali arbresh.info.
Menjëherë pas ndeshjes në stadiumin “Fadil Vokrri” që përfundoi 4 me 4, mesfushori i Arsenalit është pyetur nëse nuk do të kishte dëshirë të luante asnjëherë kundër Kosovës dhe përgjigje e tij ishte mjaftë modeste:
“Mos me lujt kurrë? Jo, kisha lujt me gjithë qejf pse jo. Kjo është një lojë profesionale, ish kanë vështirë por me gjithë qejf kisha lu, po pse jo”, ka thënë Xhaka në konferencën për shtyp para medieve.
Mesfushori kosovar shënoi një gol gjatë kësaj ndeshje të organizuar nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës./arbresh.info/
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë