Djali i Muhammed Aliut i papunë dhe pa të ardhura

21:33 | 16 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Djali i vetëm biologjik i Muhammed Aliut ka pohuar se ai mbijeton me më pak se 6 dollarë në ditë dhe është i detyruar të bëjë punë të çuditshme për të arritur qëllimet.

Muhammad Ali Junior pritet të trashëgojë rreth 4 milionë dollar pas vdekjes së legjendës së boksit, 74 vjeç, i cili ndërroi jetë në vitin 2016, transmeton portal arbresh.info

Por ai pretendon se gjithçka që ai merr është një pagesë e vogël nga pasuria, ndërsa ka pretenduar se nuk ka para që të shpenzojë për festat e Krishtlindjes.

“Nuk kam plane për Krishtlinjde. Po përpiqem vetëm të jetoj”, tha ai.

Djali i legjendës së boksit jeton në një dhomë të zymtë në Miami, shkruan “Mirror” transmeton portal arbresh.info

Ndarja e pasurisë së legjendës së boksit ka shkaktuar tension të madh mes djalit dhe njerkës së tij.

Ai kishte pritur të ndante pasurinë e tij prej 50 milion dollarëve me gruan e katërt të boksierit Lonnie, shtatë vajza vajzat dhe djalin e adoptuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale