Djali i Jose Mourinhos ka lavdëruar Barcelonën duke thënë se ata janë “klubi më i mirë” në botë pas rikthimit tronditës 6 me 1 kundër Paris Saint Germaint.
Skuadra e Luis Enriques arriti të siguroj kualifikimin në fazën tjetër të UEFA Ligës së Kampionëve me golin e shënuar në sekondat e fundit nga Sergio Roberto, transmeton portali arbresh.info.
Gjiganti katalunas shënoi tri gola brenda tetë minutave në rikthimin befasues ndaj PSG-së duke thyer edhe rekord këtë kompeticion si skuadra e parë që ka vazhduar tutje pas një disavantazhi prej katër golave.
Djali i Mourinhos, Jose Mourinho Jr, është portier te Fulhami por 17-vjeçari është një tifoz i Barcelonës.
Pavarësisht se babai i tij ka shpenzuar tri vite te Real Madridi, adoleshenti ka lavdëruar gjigantin katalunas duke thënë se ata janë “klubi më i mirë në botë”./arbresh.info
https://twitter.com/102greatgoals/status/839753948345085953
Osmani në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bash...
SHKK mohon raportimet: Personi që telefonoi në emision nuk i...
Katër persona lëndohen nga një aksident i rëndë në Fier, mes...
Endrit Thaçi e Sami Lushtaku i shkojnë në vizitë për festën ...
Kurban Bajrami rrit fluksin e hyrjeve nga Kosova në Shqipëri
Zhvilluan sezon perfekt tek Hoffenheimi, treshes së Kosovës ...