Kombëtarja e Kosovës do të takohet sot (e hënë) me atë të Lituanisë në kuadër të ndeshjes së fundit në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Dardanët do të jenë nikoqir të Lituanisë në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Ky takim është paraparë të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.
Djelmoshat e Franco Fodës do të synojnë ta mbyllin me fitore këtë edicion të Ligës së Kombeve dhe këtë duhet ta bëjnë përkundër disa mungesave.
Kjo pasi tekniku Franco Foda ka njoftuar mbrëmë (e diel) se për këtë takim nuk do të jenë në dispozicion emra si Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellova shkaku i numrit të kartonëve të verdhë.
Përzgjedhësi i Kosovës ka kërkuar nga lojtarët përkushtim maksimal dhe energji duke mos nënvlerësuar aspak kundërshtarin./Telegrafi/
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...
Numërohen votat e para për kandidatë për deputet, kaq vota i...
OVL e UÇK-së organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit
DhTIK uron VV-në dhe Kurtin për fitoren në zgjedhje
Netanyahu dhe Trump do të takohen në Florida për të diskutua...