Angel di Maria ka zbuluar se ai ende merr ilaçe që u detyrua t’i niste pasi humbi tre finale të turneve të mëdhenj me Argjentinën mbi një dekadë më parë.
Anësori ishte pjesë e skuadrës argjentinase që humbi dy finalet e Copa America (2012, 2013) dhe finalen e Kupës së Botës 2014, gjë që i shkaktoi shumë trauma.
“Për shkak të kësaj, unë ende marrë ilaçe. Së fundmi kam qenë në gjendje ta zvogëloj dozën. Jam shumë më mirë, por kjo është diçka paksa si varë, gjithashtu… Këto janë gjëra që qëndrojnë me ty, që të shënjojnë”, tregoi Di Maria për Infobae.
Anësori ka shprehur gjithashtu se sa i vjen keq për ish-shokët e tij të skuadrës në Argjentinë, të cilët humbën lavdinë e tyre të fundit, kur u shpallën kampion i botës.
“Kush i kujton djemtë që arritën në atë finale të Kupës së Botës dhe nuk e fituan?. Shumë pak, më duket e padrejtë. Kush flet për ata djem? Askush. Shumë pak mund t’ju tregojnë se si luajtën”.
“E kam thënë shumë herë kur u bëmë kampionë bote, kur fituam Kupën e Amerikës, kam thënë gjithmonë se ato trofe ishin gjithashtu [falë] gjeneratës së mëparshme”, deklaroi Di Maria.
Di Maria luajti një rol të rëndësishëm te Argjentina për të fituar Kupën e Botës 2022, duke shënuar një gol në finale kundër Francës.
Ai bëri 146 paraqitje për kombëtaren e tij, duke shënuar 31 gola dhe duke dhënë 32 asistime.
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...