Sulmuesi Memphis Depay ka bërë një gjes të papritur, duke fshirë foton me fanellën e Barcelonës në rrjetin social “Instagram”.
Pasi mungoi në takimin ndaj Real Mallorca të dielën, holandezi pastroi rrjetet sociale.
Sulmuesi vendosi një foto tjetër në profilin në Instagram, duke larguar foton që e kishte me fanellën e Barelonës dhe largoi shkrimin kur thoshte se luan te Barcelona.
Depay javëve të fundit ka qenë i lidhur me kalimin te Juventus në shkëmbim për sulmuesin Alvaro Morata, por klubi italian e ka refuzuar këtë mundësi.

Holandezi u rikthye në stërvitje dje shkaku që mungoi kohët e fundit pasi ishte i lënduar dhe pritet të jetë gati për ndeshjen e Kupës së Mbretit, nesër ndaj Linares.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...