Real Madridi do të luaj sonte ndeshjen e Kupës së Spanjës ndaj Albacates. Kjo do tw jetw sfida e parw nw krye tw klubit me trajnerin e ri Alvaro Arbeloa.
Sipas Diario AS, do të ketë rotacione, por jo revolucion. As nuk ka shumë hapësirë për këtë. Superkupa, edhe pse nuk la dëmtime serioze, ka shkaktuar pasoja në formë mbingarkesash fizike.
Rüdiger dhe Mbappé janë mungesa të sigurta – nuk u stërvitën një ditë para ndeshjes – ndërsa ka dyshime për Rodrygon.
Pa ta dhe me një prani të konsiderueshme të lojtarëve nga akademia, Arbeloa duhet të formojë një formacion. I pari i tij si trajner i Real Madridit. Dhe i pari pas epokës së Xabi Alonsos.
Lunin do të vazhdojë të jetë portieri i Kupës, me një mbrojtje tërësisht të re përpara tij. Carvajal nuk është në formën e tij më të mirë, ndaj në krahun e djathtë të mbrojtjes pritet të luajë David Jiménez.
Në krahun e majtë do të jetë Fran García, ndërsa në qendër të mbrojtjes Huijsen ka shumë gjasa të ruajë vendin, përkrah Asencios, i cili është i padiskutueshëm.
Në mesfushë, roli i dirigjentit do t’i besohet Gülerit, me Tchouaméni dhe Bellingham potencialisht në krahët e tij. Pesha të rënda.
Dyshime për Vinicius
Në sulm lind dilema më e madhe. Vinicius u kthye nga Xheda me ngërçe të forta. Nuk ka dëmtim, por vjen nga një mbingarkesë e theksuar. A është gati për të qenë titullar? Kjo është pyetja. Gjithçka tregon se po. Në majë të sulmit do të jetë Gonzalo, ndërsa në krahun e djathtë Mastantuono. Duhet kujtuar se në fushë mund të jenë njëkohësisht vetëm katër lojtarë me licencë të ekipit filial (Mastantuono hyn në këtë kategori). Përndryshe, do të konsiderohej aktivizim i parregullt.
Kështu, formacioni i mundshëm i Real Madridit kundër Albacetes.
Lunin; David Jiménez, Asencio, Huijsen, Fran García; Tchouaméni, Güler, Bellingham; Mastantuono, Gonzalo dhe Vinicius.

Arteta: Shpresojmë që kemi mësuar nga viti i kaluar, sepse i...
Kurti në takim e Sorensen, shpreh gatishmërinë për kthim të ...
Greqia goditet nga një tjetër zinxhir tërmetesh, panik te qy...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi në Itali: Diplomaci intens...
Endrit Thaçi shprehet optimist nga Haga: Duke i numëruar dit...
Ilir Meta shkruan letër nga burgu: Vajza ime ka siguruar eks...