Kupa e Amerikës do të fillojë më 13 qershor të këtij viti, ku Argjentina dhe Kili do të luajnë sfidën e parë.
Argjentina konsiderohen si favoritët për ta fituar këtë trofe, së bashku me Brazilin dhe Uruguain, transmeton lajmi.net.
Sulmuesi i Udinese, Rodrigo de Paul ka thënë se dëshirojnë t’i japin kënaqësi njerëzve pas vdekjes së Diego Armando Maradonës.
“Ne jemi të fortë. Ideja është të arrijmë ditën e parë dhe të largohemi ditën e fundit. Ne do të dëshironim t’i jepnim njerëzve gëzim pas vdekjes së Maradonës”, është shprehur sulmuesi argjentinas.
Kjo garë mund të jetë hera e fundit kur do ta shohim Lionel Messin të luajë në Kupën e Amerikës, prandaj edhe ai do të japë gjithçka nga vetja për të munduar ta fitojnë atë.
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116
LVV-ja skeptike për gazin e lëngshëm natyror: Duam gazifikim...
IPK konfirmon: Është suspenduar zyrtari i mbrojtjes së afërt...
Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasj...
ZYRTARE: Andoni Iraola është trajneri i ri i Liverpoolit!