Pavarësisht performancave të tij te Manchester United gjatë viteve të fundit, David de Gea meriton të kritikohet për perfromancat e tyre së fundmi në fanellën e Spanjës, të paktën kështu thotë Mark Bosnich.
Ish portieri i “Djajve të Kuq”, Mark Bosnich beson që 27-vjeçari duhet të rikthehet pasi është pritur shumë nga ai qysh pas arritjes së tij në Old Trafford, transmeton portali arbresh.info.
“David de Gea është një portier i mrekullueshëm, ai është njëri nga portierët më të mirë në botë, por atë natë bëri një gabim që ishte i tmerrshëm”, ka thënë Bosnich për ‘Goal’.
“Ky është ankthi i një portieri. Ai ka marrë kritika me të drejtë dhe duhet të rikthehet tani”
“Sigurisht, ai është një portier i klasit botëror. Kjo është arsyeja pse vëmendja shkon më shumë për lojtarët e klasit botëror, veçanërisht portierët”
Pas barazimit kundër Portugalisë në takimin e tyre të parë në Kampionatin Botëror, Spanja tani duhet të fitoj ndeshjen e tyre në Kazan për të mbajtur të gjalla shpresat për të kaluar nga faza grupore./arbresh.info/
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë
Izraeli intensifikon sulmet në Liban, mbi 30 viktima, mes ty...
Sot Kurban Bajrami, Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar d...
Presidenti Begaj uron Bajramin nga qyteti i shenjtë i Mekës