Kevin De Bruyne ka pranuar që ka luajtur i lënduar ndaj Italisë.
De Bruyne u lëndua në sfidën kundër Portugalisë dhe sipas lajmeve ai nuk duhej të ishte prezent në ndeshjen ndaj Italisë, pasi lëndimi ishte më serioz sesa mendohej fillimisht, shkruan lajmi.net.
Mirëpo ai u paraqit ndaj Italisë dhe në fakt bëri paraqitje fantastike, por së fundmi ai ka pranuar që ishte i lënduar dhe pavarësisht asaj, ai vazhdoi të luajë.
“Është një mrekulli sesi luajta sot ndaj Italisë meqenëse këmba ime ishte e dëmtuar, kisha çarë një ligament”, tha ai.
“Unë e ndjeva përgjegjësinë të luaj për vendin tim, më vjen keq që s’munda të bëj më shumë”, shtoi ai.
“Për mua personalisht kanë qenë katër apo pesë javë të çuditshme, falënderoj stafin mjekësor”, deklaoi De Bruyne.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...