Në konferencën për shtyp në prag të duelit me Francën në “Elbasan Arena”, trajneri italo-shqiptar Gianni De Biasi dhe kapiteni Lorik Cana theksuan nevojën e një rezultati pozitiv në miqësore e cila do t’i shërbejë përgatitjes më së miri për ndeshjet eliminatore në muajin shtator.
“Me Francën na pret ndeshje e vështirë pasi ata e njohin lojën tonë dhe vijnë pas humbjes me Belgjikën, kështu që do të kërkojnë fitoren dhe paraqitjen më të mirë për ta harruar atë disfatë”, ka thënë De Biasi.
“Objektivi ynë është të përgatitemi për ndeshjet e shtatorit, sigurisht me rezultat pozitiv ndaj Francës, por unë e kam ndërmend t’u jap hapësirë lojtarëve që kanë luajtur më pak me kombëtaren. Mund të them edhe formacionin: Berisha, Hysaj, Cana, Ajeti, Aliji, Basha, Kaçe, Lila, Lenjani, Roshi dhe Cikalleshi”.
Nga ana tjetër kapiteni Cana e quajti shtëpi të dytë Francën por theksoi se dëshiron t’u shkaktojë humbjen e parë nga Shqipëria ndaj dhe do të bëjë maksimumin ashtu si të gjithë lojtarët, transmeton SuperSport.
Lidhur me shtyrjen e vendimit nga ana e CAS-it për ndeshjen Serbi-Shqipëri, kapiteni kuqezi theksoi se tashmë asgjë nuk është në dorën e lojtarëve apo federatës pasi të gjitha provat i kanë dorëzuar në institucionin më të lart të vendimmarrjes dhe i takon atyre vendimi. /
Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vie...
Haradinaj: Çdo sakrificë për liri të shqiptarëve e gjejmë në...
Reshje të fuqishme me rrufe dhe breshër godasin disa fshatra...
Shqipëri: Qeveria miraton reformë të re për njësimin e grada...
Islanda miraton referendum për nisjen e negociatave me BE në...
Osmani: Sonte rikthyem një besim se Kosova mund të udhëhiqet...