Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka miratuar një vendim të ri që ndryshon strukturën e menaxhimit të karrierës dhe hierarkisë brenda Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Sipas vendimit, rregullat e vjetra të vitit 2015 shfuqizohen dhe vendosen standarde të reja për harmonizimin e gradave ushtarake me funksionet konkrete në të gjitha strukturat e ushtrisë.
Reforma prek Aparatin Qendror të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm, Forcat Tokësore, Detare dhe Ajrore, si dhe strukturat mbështetëse dhe Akademinë e Forcave të Armatosura.
Po ashtu, vendimi përfshin edhe rregulla të reja për ushtarakët shqiptarë që shërbejnë në misionet e NATO-s dhe institucionet ndërkombëtare, duke përshtatur gradat me funksionet përkatëse.
Zbatimi i reformës duhet të përfundojë brenda një muaji nga hyrja në fuqi e vendimit, ndërsa përgjegjës për implementimin janë Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.
BE i jep Ukrainës 2,8 miliardë euro ndihmë të re financiare
KQZ publikon të dhënat: Gratë më të votuara në zgjedhje
Çmimet e derivateve: Nafta 1.54€, benzina 1.41€
Tërmeti në Filipine: Numri i viktimave rritet në 37, qindra ...
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...