Trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi nuk mund të pres fillimin e ndeshjes ndaj Italisë.
Takimi ndërmjet dy skuadrave të Grupit G zhvillohet në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos duke filluar nga ora 20:45, shkruan portali arbresh.info. Italia konsiderohet si favorit, por Kombëtarja Shqiptare nuk është më një skuadër për tu nënvlerësuar.
Lexo më shumë: Urimi i veçantë nga Lorik Cana (FOTO)
“Pritjet janë të mëdha për të parë se sa probleme mund t’i shkaktojmë Italisë dhe për të parë se sa e rëndësishme do të jetë për të vazhduar ëndrrën tonë drejt Kampionatit Botëror”, tha De Biasi për mediat italiane.
Ky do të jetë takimi i parë garues ndërmjet dy skuadrave pas fitores 1 me 0 të Italisë në miqësoren e vitit 2014./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...