Alphonso Davies ka rënë dakord për një kontratë të re me Bayern Munich.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, klubi gjerman ka bërë të ditur se ylli i tyre ka vazhduar kontratën duke ia mbyllur derën Real Madridit, skuadër e cila e donte me do e mos në ekip, shkruan Arbresh.info.
Kontrata e Davies me gjigantin bavarez do të zgjasë deri në vitin 2030.
Ai u shpreh i lumtur për vazhdimin e kontratës.
“Jam shumë i lumtur që kam zgjeruar kontratën time në këtë klub të madh,” tha Davies në një njoftim për shtyp.
“Erdha te FC Bayern kur isha 18 vjeç dhe vetëm doja të mësoja sa më shumë çdo ditë për t’u bërë një nga më të mirët në pozicionin tim. Tani mezi pres pesë vite të tjera së bashku. Kam arritur shumë këtu, por ka ende më shumë për të arritur.”
Kanadezi është pjesë e Bayernit që nga viti 2018./Arbresh.info
Hamza: Programi ynë ka në fokus fuqizimin real të grave, më ...
Aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë ndaj pesë pjesëta...
Dita e dytë e protestës në Tiranë për Zvërnecin, mijëra qyte...
Vendimi i Iranit për të ndërprerë negociatat me SHBA, tregje...
Protestat për Zvërnecin/ Rama flet nga Berati: S’po dëmtohet...
Shitjet e fanellave të Gabrielit, rriten 350% pas humbjes së...