Sipas raporteve të ndryshme, Arsenali ka rënë dakord për të shitur portierin David Ospina për 6 milionë funta te gjiganti turk, Fenerbahce.
Portieri kolumbian është duke qëndruar që tri sezone në bankinë te klubi në ‘Emirates’, transmeton portali arbresh.info.
Ospina nuk dëshiron të shpenzoj edhe një vit tjetër jashtë linjave duke rrezikuar edhe vendin në Kampionatin Botëror 2018.
Trajneri Arsene Wenger, i cili është nën presion të madh, shpreson të sjell sërish në skuadër Wojciech Szczesnyn nga Roma, ku ka shpenzuar dy sene në formë huazimi.
“Topçinjtë” paguan 3.2 milionë funta te Nice në vitin 2014 për të nënshkruar me Ospinan, i cili ka edhe dy vite në kontratën e tij./arbresh.info
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...