Ka ndërruar jetë pjesëtari i tifogrupit, “Dardanët”, Ylber Trolli.
Trolli, vdiq në moshën 33-vjeçare në Francë pas një sëmundje të rëndë, teksa po trajtohej atje.
Tifogrupi i njohur, “Dardanët”, doli me njoftim në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, për vdekjen e anëtarit të tyre.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë anëtari ynë i dashur, Ylber Trolli.
Ylli ishte pjesë e pandashme e Dardanëve dhe i përkushtuar ndaj vlerave që na bashkojnë. Me largimin e tij, kemi humbur jo vetëm një mik e vëlla, por edhe një zemër të madhe që gjithmonë rrezatonte dashuri, besnikëri dhe përkushtim.
Shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, shoqërisë dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin.
U prehsh në paqe, Yll. Do të na mungosh përjetë”, shkruhet në njoftimin e “Dardanëve”.
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...