Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Kombëtares së Estonisë, më 29 nëntor e 2 dhjetor.
Të dyja ndeshjet do të luhen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 13:00.
“Grumbullimi i ekipit kombëtar të Kosovës do të fillojë më 25 nëntor, ku futbollistet dhe stafi do të akomodohen në hotel ‘Star Hill’. Ndërkohë, seanca e parë stërvitore e Dardaneve do të zhvillohet më 26 nëntor në Kampin Nacional në Hajvali, duke filluar nga ora 11:30”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Këto dy ndeshje miqësore do të jenë një mundësi e mirë për përzgjedhësin Sami Sermaxhaj që të vazhdojë përgatitjet dhe të forcojë ekipin për sfidat e ardhshme ndërkombëtare./rtk
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit