Mungesa e yllit të Juventusit në mbrëmjen e kaluar në eventin e FIFA-s në Milan ka lënë shumë tifozë në mëdyshje.
Cristiano Ronaldo mungoi në ceremoninë për ndarjen e çmimin Lojtari i Vitit në “The Best” mbrëmjen e kaluar për shkak të lëndimit të pësuar në stërvitje te Juventusi, transmeton portali arbresh.info.
Shumë tifozë ishin në mëdyshje nga mungesa e yllit portugez në Milan dhe disa madje sugjeruan se mungesa e tij në ceremoni ka ndodhur me të kuptuar që Messi do të ishte fitues i çmimit kryesor.
Argjentinasi mposhti gjithashtu mbrojtësin Virgil Van Dij në garën për këtë çmim pavarësisht se ky i fundit ishte pjesë kryesore në triumfin e Liverpoolit në Ligë të Kampionëve gjatë sezonit 201/19.
Bazuar në Telegraph, Ronaldo kishte në plan të marrë pjesë në këtë event së bashku me bashkëlojtarin Matthijs de Lig, i cili ishte emëruar në njëmbdhjetshen më të mirë në botë në FIFPro World.
Por, ai ishte detyruar të anuloj gjithçka pasi pësoi një lëndim në seancën stërvitore të së hënës që mund ta lë jashtë skuadrës për ndeshjen e sotme (e martë) kundër Brescias në Serie A./arbresh.info/
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...
Meta po përgatit katër palë syze të reja me AI – fundi...
Putini mendon se mund të bëhet “i pavdekshëm”, investon 26 m...
E mitura gjen kuletën me 2000 euro në Mitrovicë, e dorëzon n...
Kurti në Gjilan, premton mbështetje për ekonomi, ushtri dhe ...
Për të dytin vit radhazi, PSG e fiton Ligën e Kampionëve