Antoine Conte thuhet se ka rënë dakord t’i bashkohet Interit në fund të këtij sezoni.
Trajnerit të Chelseat i është ofruar kontratë katër vjeçare me vlerë 12.8 milionë funta për sezon, raportojnë mediat italiane, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se Contes i është dhënë drita e gjelbër për transferim pasi pronarët e Interit dhe ‘Suning Group’ në mënyrë drastike kanë ngritur ofertën e tyre origjinale prej 9.4 milionë.
Ekipi ligjor i klubit në Serie A është duke diskutuar me pronarin e Chelseat, Roman Abramovich, për të liruar atë nga marrëveshja me Chelsean që skadon në vitin 2019.
Në rast se raportet nga mediat italiane janë të vërteta, atëherë kjo do të jetë një humbje e madhe për Chelsean që tashmë është transformuar nga Conte./arbresh.info
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para
Konfirmohet rasti i parë i lisë së deleve/dhive në Kosovë