Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka pësuar dëmtim mbrëmë në ndeshjen derbi të javës mes Napolit dhe Romës.
Ai u largua nga loja në minutën e 71-të, teksa vendin e tij e zuri Alisson Santos, shkruan Arbresh.info.
Ndeshja u mbyll 2-2. Pas ndeshjes trajneri, Antonio Conte foli rreth lëndimit të mbrojtësit të Napolit.
“Nuk e di në çfarë gjendjeje është Rrahmani. Do të gjejmë një zgjidhje, sepse nëse merremi gjithmonë me dëmtimet, bëhet e tepërt. Ne po fokusohemi te lojtarët që kemi në dispozicion dhe tek ata që do t’i kemi. Nuk e di nëse do të jetë gati për ndeshjen ndaj Atalantas. Nëse do të jetë i gatshëm do të jemi të lumtur, nëse jo, do të gjejmë zgjidhje të tjera”, u shpreh italiani Conte pas ndeshjes për “DAZN”.
Rrahmani u rikthye nga lëndimi në fillim të muajit shkurt./Arbresh.info
Hapet aplikimi për 100 eurot e sektorit jo-publik
Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje