Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, është deklaruar rreth tri ndeshjeve të muajit shtator në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.
Dardanët do të luajnë kundër Gjeorgjisë, më 2 shtator si mysafirë dhe kundër Greqisë e Spanjës, më 5 e 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Challandes ka thënë se lojtarët duhet të ndryshojnë mentalitetin dhe të mendojnë për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, jo për rrugën për në Katar.
“Unë jam duke e shikuar progresin e skuadrës tani, pasi futbolli ka të bëjë me gjërat aktuale. Në mendjen time nuk është Katari dhe kualifikimet, pasi në mendjen time është ndeshja me Gjeorgjinë”, ka thënë fillimisht Challandes.
”Do të flas menjëherë zëshëm dhe ashpër me skuadrën sot në lidhje me këtë. Është një problem më ndryshme. Mentaliteti apo kush mund të luajë, në minutat që kanë në klub dhe lëndimet. Nëse flasim për mentalitetin, duhet ta shikojmë se çfarë mund të ofrojnë lojtarët e Kosovës”.
“Ju e keni dëgjuar (Roberto) Mancinin: ‘Ndryshoni mentalitetin’. Është e qartë se nuk jam aktualisht i kënaqur me lojtarët dhe duhet të shikojmë në kualifikimet e Evropianit. Dhe mund të thuhet se ne jemi në këtë fazë që duhet të ndryshojë mentalitetin”.
“Nuk është e lehtë të ndryshohet mentaliteti, por duhet të jemi të gatshëm që të luftojmë për ekipin, të jemi në bankën rezervë, për skuadrën. Ka shumë gjëra, të jeni të gatshëm të jeni këtu. Ka shumë gjëra të ndryshme dhe për mua, duhet të jemi i qartë. Ju mund të flisni për Katarin, por unë jam trajneri dhe duhet të bëjmë më të mirën për të ardhmen edhe pas Katarit”, ka shtuar më tej strategu i Kosovës. /Telegrafi/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...