Kjo e premte ishte një mëngjes shumë i veçantë, por edhe i trishtuar në Valdebebas, e gjitha për shkak të së ardhmes së Casemiros, që do të jetë larg Spanjës.
Braziliani po jeton momentet e fundit në Real Madrid dhe iu ka thënë lamtumirë bashkëlojtarëve të tij, shumica e të cilëve ishin të vetëdijshëm më parë për situatën përmes mediave.
Shumë nga futbollistët e kampionit aktual të Evropës nuk e dinin dhe nuk donin ta besonin që Casemiro po largohej.
Kjo pasi mesfushori nuk u kishte komentuar asgjë pjesës më të madhe të skuadrës, të cilët megjithatë, duke parë zhvillimin e ngjarjeve në media, kishin frikë për largimin e tij.
Këtë të premte Casemiro, si zakonisht, mbërriti në Real Madrid City shumë më herët.
Mendja e tij është në Mançester, por kjo nuk po zvogëloi në asnjë minutë profesionalizmin e tij.
Pas takimit me Ancelottin, në një takim ku u kuptua se çfarë do të ndodhë në orët në vijim, ai ka biseduar edhe me kolegët e tij.
Marca shkuan se nuk ka pasur shumë ceremoni dhe se momenti ka ndodhur në mënyrë shumë informale.
Më pas mesfushori e ka nisur seancën me grupin… por nuk e ka përfunduar./Telegrafi/
Reshjet e dëborës përfshijnë Korçën, Rama: Bashkia në terren...
PZAP ia rrëzon ankesën për votat me postë Bekim Haxhiut
Tre kandidatë për stolin e Manchester United
Trumpi në Davos të Zvicrës, zbulohen masat drastike të sigur...
Zgjerimi i autostradës, bllokohet rruga Tiranë-Rinas për dy ...
Paralajmërim nga BQK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në emër...