Barcelona e pret Real Madridin në shtëpi në kuadër të xhiros së 35-të në La Liga.
Kjo ndeshje do të luhet ditën e diel me fillim nga ora 16:15, shkruan Arbresh.info.
Tashmë është vendosur se kush do të ndajë drejtësi në këtë sfidë.
Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Alejandro Hernandez Hernandez. Ndërsa në VAR do të jetë Juan Martinez Minguera.
Më parë, gjyqtari ka gjykuar 37 ndeshje për Barcelonën, në të cilat skuadra arriti 21 fitore, 12 barazime dhe pësoi 4 humbje.
Sa i përket Real Madridit, ky gjyqtar ka ndarë drejtësi në 35 ndeshje për ta, duke fituar 20, 6 kanë përfunduar teksa ka humbur në 9 përballje.
Për gjyqtarin 42-vjeçar kjo është hera e katërt që do të referojë në “El Clasico”.
⚖️ ÁRBITROS | Estos son los colegiados designados para la jornada 3⃣5⃣ en la Temporada 2024/25 de ??????? División Masculina.
?? Designaciones completas: https://t.co/jxMH9hOBhQ#ArbitrajeRFEF | @CTARFEF pic.twitter.com/MLl4Mr2Cak
— RFEF (@rfef) May 8, 2025
“El Clasico” mund të jetë përcaktuese për titull pasi me një fitore apo barazim të Barcelonës gara për titull veçse do të mbyllej.
Aktualisht pas 34 ndeshjeve, Barcelona ka 79 pikë kurse Reali ka 75 sosh./Arbresh.info
Sami Lushtaku reagon pas incidentit në Skenderaj
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënon kërcënimin që iu bë p...
Lladrovci thumbon politikanët: “Mos e rreh këlyshin se kur r...
“Ftoj familjarët për përmbajtje”, Hysni Mehani thotë se ësht...
“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar