Futbollisti kosovar mund të luajë sezonin tjetër në Superligën turke. 27 vjeçari po luan me sukses viteve të fundit në futbollin norvegjez
Veton Berisha mund ta vazhdojë karrierën në futbollin turk.
Sulmuesi kosovar është bërë objektiv i klubit të Superligës turke, Trabzonspor.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat norvegjeze.
Sipas tyre, futbollistin kosovar klubit turk ia ka propozuar Alexander Sorloth, futbollist i Leipzigut, i cili kishte luajtur në Trabzonspor më parë.
27 vjeçari, i cili është vëllai i përfaqësuesit kosovar, Valon Berisha, mund të luajë në të dy krahët në sulm, por edhe si qendërsulmues.
Futbollisti i gjatë 175 centimetra e sheh Turqinë si mundësi ideale për të depërtuar në ligat më të forta evropiane.
Ai i ka kaluar sezonet e fundit duke luajtur në ekipin norvegjez, Viking, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e Red Bull Salzburgut.
Në sezonin e fundit i ka zhvilluar 30 ndeshje dhe i ka realizuar 17 gola dhe i ka dhuruar 8 asistime.
Berisha ka kontratë me Viking deri në vitin 2024, por kjo nuk do të shfaqë ndonjë problem. /Gazeta Express/
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona
BE hap negociatat për heqjen e roamingut me Ballkanin Perënd...
Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe...
Kusari-Lila: Mbështetja e grave ndërmarrëse, prioritet për f...
Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyer...