Karim Benzemas do i ofrohet një kontratë e re nga Real Madridi gjatë verës për të vazhduar marrëveshjen e tij me klubin në ‘Bernabeu’ deri në vitin 2021 ose 22, thonë raportet në Spanjë.
Sulmuesi francez, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2019, është vënë nën presion nga mediat dhe tifozët spanjollë këtë sezon për shkak të një numri të madh performancash të dobëta, transmeton portali arbresh.info.
Benzema aktualisht fiton 8 milionë euro për sezon pasi ka nënshkruar kontratë të re me “Los Blancos” në vitin 2014, pasi fillimisht iu bashkua klubit nga skuadra në Liga 1, Olympique Lyonnais, në vitin 2009.
Derisa raportet nuk specifikojnë detajet e marrëveshjes, përfshirë pagën dhe gjatësinë, ato thonë se marrëveshja e tij do të vlejë deri në vitin 2021 ose 2022.
29-vjeçari është në sezonin e tij të tetë me Real Madridin, ku ka shënuar në përgjithësi 173 gola brenda 344 paraqitjeve./arbresh.info
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...
Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës
Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të dre...