Kampioni në fuqi i Gjermanisë i është kthyer fitoreve pasditen e së shtunës.
Pas disfatës tronditëse javën e kaluar ndaj Borussia Monchengladbach, Bayern Munichu nuk ka gabuar në Allianz Arena në ndeshjen e sotme kundër Hannover 96 duke siguruar tri pikë të plota me rezultat të ngushtë 2 me 1, shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori Arturo Vidal realizoi golin e epërsisë për “Bavarezët” duke shënuar për 1 me 0 në minutën e 17′ pas asistimit nga Thomas Muller.
Por, mysafirët barazuan shifrat ende pa përfunduar pjesa e parë. Sulmuesi Charlison Bencop shënoi me kokë në minutën e 35′ pas asistimit nga Felix Klaus nga rivënia nga këndi.
Sidoqoftë, skuadra e Jupp Heynckes u rikthye fuqishëm në fraksionin e dytë duke realizuar dy gola. Kingsley Coman realizoi në minutën e 67′ duke rikthyer sërish në epërsi skuadrën e tij pas asistimit nga Thomas Muller.
Goli tjetër i realizua nga Robert Lewandowski, i cili u tregua i saktë në përballjen direkte nga pika e bardhë (87′) me portierin Sven Ulreich.
Bayern Munichu tani ka 32 pikë në krye të tabelës, gjashtë më shumë se RB Leipzigu në pozitën e dytë, ndërsa Hannover 96 qëndron në pozitën e dhjetë me vetëm 19-të pikë./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat:
Irani raportohet se ka bombarduar bazat ushtarake amerikane ...
Ndërpritet pothuajse totalisht interneti në Iran
MPJD apelon kosovarët që ndodhen në Izrael: Zbatoni udhëzime...
Irani nis sulmin me raketa ndaj Izraelit
28 vjet nga masakrat në Çirez e Likoshan
Ambasada e Kosovës në Izrael apelon për vigjilencë pas sulmi...