Bayern Munich mposhti Boca Juniors me rezultat 2-1 në xhiron e dytë të Kupës së Botës për Klube, humbja e parë për një ekip të Amerikës së Jugut në këtë turne.
Në nëntë duelet e deritanishme, amerikano-jugorët kanë fituar gjashtë herë dhe kanë pasur tre barazime, dhe humbja e Bocas kundër ekipit gjerman është humbja e parë e të gjitha ekipeve amerikano-jugore në këtë turne.
Ndeshja filloi mirë për Bavarezët, të cilët shënuan me anë të Michael Olise në minutën e tetë, por goli i tij u anulua për shkak të një pozicioni të palejuar, dhe dhjetë minuta më vonë, Harry Kane i kaloi bavarezët në epërsi dhe vendosi rezultatin e pjesës së parë 1-0.
Ishte minuta e 66-të e ndeshjes kur Boca arriti të barazonte rezultatin, dhe shënuesi ishte Miguel Merentiel, i cili në mënyrë brilante eliminoi dy mbrojtës të Bayernit dhe e kontrolloi portierin e ekipit gjerman për të barazuar rezultatin.
Dhe kur takimi po i afrohej fundit, në skenë hyri Olise. Përfaqësuesi francez shënoi golin e fitores për Bayernin në minutën e 84-të me një asistim nga Kane dhe e çoi ekipin bavarez në fazën eliminatore të kësaj gare. /Telegrafi/
Benita: Të gjitha femrat kanë dëshirë të kenë një mashkull s...
PSG kompleton transferimin e Dro Fernández
Shtatë të vdekur dhe një i plagosur nga rrëzimi i një avioni...
I pari i Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës zbulon...
Hoti s’ka votë për Vjosa Osmanin, për “propozimet e tjera” t...
Nagavci: Procesi i zgjedhjes së drejtorit të IAK-së ishte i ...