Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% të aksioneve, nuk lejohen të punojnë nga 2A Group, e cila zotëron 2% të aksioneve.
Tensionet në Aeroportin e Vlorës janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditës së sotme, pasi punonjësit e kompanisë MABCO nuk janë lejuar të hyjnë në kantier për të vijuar punimet në projektin aeroportual. Në hyrje të kantierit janë raportuar përplasje verbale mes përfaqësuesve të palëve, ndërsa në zonë ka pasur edhe prezencë të forcave të sigurisë.
Sipas raportimeve mediatike, kontrolli i hyrjeve dhe administrimit të përkohshëm të aeroportit po ushtrohet nga pala e lidhur me 2A Group, gjë që ka sjellë bllokim të aktivitetit për stafin dhe punëtorët e MABCO-s. Përfaqësues të kësaj të fundit pretendojnë se po pengohen padrejtësisht të vazhdojnë punimet, ndonëse kompania deklaron se zotëron shumicën e aksioneve në projekt.
Konflikti mes palëve lidhet me kontrollin, administrimin dhe strukturën aksionare të kompanisë koncesionare të Aeroportit të Vlorës. Pas largimit të kompanisë turke YDA nga konsorciumi fillestar, mosmarrëveshjet mes MABCO dhe 2A Group janë thelluar, duke kaluar nga përplasjet ligjore në tensione të drejtpërdrejta në terren.
Burime pranë projektit bëjnë me dije se për shkak të situatës janë pezulluar disa procese të rëndësishme të punimeve, ndërsa çështja po trajtohet edhe në rrugë gjyqësore. Aeroporti i Vlorës, një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në Shqipëri, prej muajsh ndodhet në qendër të debateve dhe konflikteve mbi menaxhimin dhe pronësinë e tij.
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim i gru...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës
Gjendet i vdekur një burrë në Ulpianë të Prishtinës