
MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 25: Bastian Schweinsteiger of Manchester United during the Barclays Premier League match between Manchester United and Manchester City at Old Trafford on October 25, 2015 in Manchester, England. (Photo by Clive Rose/Getty Images)
Bastian Schweinsteiger ka qenë pothuajse i panjohur në ‘Old Trafford’ këtë sezon, pasi fituesi i Kampionatit Botëror me Gjermaninë nuk ka qenë në gjendje të bëhet as pjesë e planeve për skuadrën startuase të Jose Mourinhos.
32-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2018 me gjigantin në Premierë Ligë, por shumë pak besojnë se Schweni do qëndroj në Manchester Untied, transmeton portali arbresh.info.
Sipas raporteve nga mediat angleze, largimi i Schweinsteigerit nga “Djajtë e Kuq” është shumë afër sepse lojtari ka rënë dakord të transferohet në MLS.
Mesfushori thuhet se do i bashkohet skuadrës Chicago Fire derisa media të ndryshme në Angli pretendojnë madje se anëtari i Manchester United tashmë ka vendosur lapsin në një marrëveshje dy vjeçare./arbresh.info
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...
Përmbyllet me sukses procesi i votimit në Konsullatën e Koso...
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026